Home Lajme Kurti i shkruan Mustafës, vazhdojnë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje

Kurti i shkruan Mustafës, vazhdojnë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje

2 min read
0
0
46
kujtesa

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka shkruar liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në përpjekje për të arritur marrëveshjen përfundimtare për bashkëqeverisje.

Kryetari i VV-së megjithëse ndodhet në Berlin, ai ka kontaktuar me Mustafën, pavarësisht se nga takimi i së hënës nuk ka pasur lëvizje pozitive në favor të arritjes së një marrëveshjeje.

Zyrtarë të VV-së konfirmuan për Telegrafin se lideri i Vetëvendosjes ka kontaktuar me Mustafën në përpjekje për gjetur zgjidhje.

Ndryshe, një ditë më parë, Vjosa Osmani nga LDK tha se kjo parti pret ftesë nga VV-ja për takimin e radhës.

Osmani theksoi se janë të interesuar për bashkëpunim afatgjatë me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Jemi të interesuar që qeveria të jetë e suksesshme dhe do të jetë e suksesshme nëse ne punojmë bashkë. Besoj se takimi do të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur, por nuk kemi ndonjë datë të saktë. Lëvizja Vetëvendosje si fituese zakonisht i merr iniciativat për takim kështu që presim një ftes të tillë, është e domosdoshme që të krijohet një atmosferë e respektit reciprok dhe të eliminohet çdo fushatë linçuese”, tha ajo.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…