Home Sport Liverpooli flet si kampion, Shaqiri lë gjurmë në rikthim

Liverpooli flet si kampion, Shaqiri lë gjurmë në rikthim

1 min read
0
0
62
kujtesa

Liverpooli ka fituar derbin e Marseidës të zhvilluar në Anfield.

Reds kanë mposhtur Evertonin me rezultat 5-2 në ndeshjen e xhiros së 15-të të Premierligës.

Dy gola për skuadrën e Klopp i shënoi Origi në minutat 6′ dhe 31′, shkruan Indeksonline.

Gjurmë në derbi la edhe Xherdan Shaqiri që shënoi golin e dytë në ndeshje, duke realizuar në minutën e 17-të të ndeshjes.

Golin e katërt e shënoi Sadio Mane që fillimisht kishte dhuruar dy asiste.

Në listën e realizatorëve u shkrua edhe Wijnaldum në fund të ndeshjes.

Ndërsa golat për Evertonin i shënuan Keane në minutën e 21-të dhe Richarlison në minutën e fundit të pjesës së parë.

Me këtë fitore, Liverpool është e para në Premierligë me 43 pikë, tetë më shumë se Leicester dhe 11 më shumë se Manchester City. /IndeksOnline

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…