Home Sport Joshua para rimeçit: Kam besim se do të jem fitimtar, me Ruiz Jr do rrehemi prapë

Joshua para rimeçit: Kam besim se do të jem fitimtar, me Ruiz Jr do rrehemi prapë

2 min read
0
0
46
kujtesa
Andy Ruiz Jr - Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Andy Ruiz Jr – Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Anthony Joshua ka folur për meçin ndaj Andy Ruiz Jr, pas matjeve të fundit para përballjes së dy boksierëve të peshave të rënda.

Dy boksierët e njohur kanë kryer të gjitha matjet dhe më 7 dhjetor pritet të jenë në ring për ndeshjen që do të zhvillohet në Arabi Saudite.

Joshua është i vendosur të fitojë rripat e tij përsëri dhe është gati për një luftë të tretë me Ruiz vitin e ardhshëm nëse ai fiton të shtunën

“Ai ishte në mendjen time pesë javë para 1 qershorit. Ai do të jetë në mendjen time përgjithmonë”, ka thënë fillimisht Joshua.

“Ne do të luftojmë me të gjithë. Nëse ai i është përkushtuar në ndeshje, ne patjetër se duam ta shohim njëri-tjetrin të rrëzuar të tre herë në tokë”.

Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“Kjo nuk do të jetë hera e fundit që do ta shoh Andy Ruizin në ring”.

“Unë mendoj se bëjmë lufta të mira. Padyshim që është një nokaut në këtë luftë, kjo është ajo që njerëzit duan të shohin – gjak të derdhur dhe nokaute”.

“E ndjej atë në zemrën time, kam besim dhe besoj në veten time se do të jem fitimtar”, përfundoi britaniku. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…