Home Lajme Testi PISA, sot publikohen rezultatet

Testi PISA, sot publikohen rezultatet

2 min read
0
0
46
kujtesa

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi sot do të bëjë publik raportin e vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve PISA 2018.

Ai do të mbajë një konferencë për media ku edhe do të publikojë këto rezultate.

Bleje kerrin për 20 minuta te Auto Mita

E SPONSORUARSHIKO VIDEON

Ish-drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, tani deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci tha se sipas të gjitha gjasave rezultatet do të jenë të njëjta, pra nivel shumë i ulët i njohurive të nxënësve tanë.

Ajo tha se kjo gjendje shumë brengosëse është kritikë e ashpër për trajtimin që i është bërë arsimit gjatë gjithë këtyre viteve si dhe kambanë për kujdes e angazhim të secilit në përmirësim të gjendjes ekzistuese.

“Këto rezultate janë alarm i fundit për vëmendjen, përgjegjësinë e përkushtimin që duhet të kemi në këtë drejtim. Të gjithë duhet të kthejmë sytë, kapacitetet e buxhetin drejt arsimit. Nuk mund të zhvillojmë ekonominë dhe mirëqenien, përparimin politik e kulturor pa edukim dhe arsimim të mirëfilltë. Edukimi është baza e zhvillimit jo vetëm individual por dhe shoqëror”, tha ajo. /kp/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…