Home Sport Luka Modric me fjalë të mëdha për Lionel Messin: Është prej më të mirëve të gjitha kohërave

Luka Modric me fjalë të mëdha për Lionel Messin: Është prej më të mirëve të gjitha kohërave

2 min read
0
0
34
kujtesa

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, i cili e fitoi Topin e Artë sezonin e kaluar, tha për Lionel Messin se ai është një nga lojtarët më të mirë në botë të të gjitha kohërave.

Kur ia dorëzoi çmimin mësohet si Modric i tha Messit: “Urime, ju e meritoni”.

Mesfushori kroat foli në tapetin e kuq për të analizuar gjithçka që ndodhi duke e uruar edhe fituesin.

“Messi është mbresëlënës, një nga më të mirët e të gjitha kohërave , urime për gjithçka që ka bërë, ju duhet ta përgëzoni”.

Gjesti i shkuarjes në Paris: “Nëse mund të jetë një traditë e mirë që fituesi i fundit i trofeut ia jep tjetrit… Unë jam këtu sepse futbolli ka të bëjë me respektin, kjo është arsyeja pse erdha këtu, për t’ia uruar dhe çmimin”.

FC Barcelona@FCBarcelona

Yes, again. #GOATisCuler75.7K12:43 PM – Dec 2, 2019Twitter Ads info and privacy21.6K people are talking about this

Rreth Real Madridit: “Ne jemi mirë, shumë më mirë, duke marrë një ritëm të mirë. Jemi një ekip kompakt, atë që të gjithë duan të shohin nga ne. Ne luftojmë për njëri-tjetrin, tregojmë futboll të mirë dhe ndjekim rezultatet”. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…