

Kosova përsëri ka dalë me rezultate shumë të dobët edhe në PISA 2018.
Në të dhënat e publikuara në ueb-faqen e OECD-s, Kosova rangohet e treta nga fundi i listë me 79 vende.
Më keq se Kosova në këtë test, që vlerësohen njohuritë nga leximi, matematika dhe shkenca gjendet Filipinet dhe Republika Domenikane, raporton Telegrafi.

Ndërsa, në krye të listës me rezultatet më të mira është Kina, Singapori, Macao, Hong Kongu dhe Estonia.
Ndryshe, edhe herën e fundit, kur është mbajtur testi PISA më 2015 Kosova është renditur e treta nga fundi i listës. /Telegrafi/