Home Lajme Gjuriq: Shqipëria e Madhe energjetike nuk do të ekzistojë kurrë

Gjuriq: Shqipëria e Madhe energjetike nuk do të ekzistojë kurrë

2 min read
0
0
42
kujtesa

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq tha sot se “Serbia është pronare dhe ndërtuese e rrjeteve energjetike në Kosovë nga të cilat ka dëshmi të panumërta dhe se një Shqipëri e Madhe energjetike nuk do të ekzistojë kurrë”.

Sipas tij, njoftimiet për krijimin e Shqipërisë së Madhe energjetike “zbulojnë fytyrën e vërtetë shoviniste të politikës në Prishtinë”, transmeton Klan Kosova.

Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë (OST) nënshkruan të hënën në Tiranë marrëveshjen e themelimit të bllokut rregullues të sistemeve energjetike Kosovë-Shqipëri, transmeton Klan Kosova.

Në një komunikatë për publikun, KOSTT tha se marrëveshja u nënshkrua me dijeninë e Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO), transmeton Klan Kosova.

Kjo marrëveshje parashihet të hyjë në fuqi në prill të vitit 2020.

”Blloku Rregullues, i përbërë prej dy zonave rregulluese, KOSTT dhe OST, ka për qëllim operimin më të lehtë të dy sistemeve elektro-energjetike, si nga aspekti teknik, ashtu edhe ai ekonomik. Kjo do të mundësojë operimin dhe balancimin më të lehtë të të dyja sistemeve, zvogëlimin e kostove dhe shkëmbimin e rezervave të sistemeve”, thuhet në njoftimin e KOSTT-it, transmeton Klan Kosova.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…