Home Sport Tranzicioni i rrezikshëm i Atletico Madridit

Tranzicioni i rrezikshëm i Atletico Madridit

5 min read
0
0
41
kujtesa

Diego Simeone e kishte paralajmëruar në ndeshjet e para-sezonit se ai do të përballet me sfidën e tij më të madhe në Atletico Madrid këtë vit.

Ai bëri thirrje për durim pasi skuadra ishte ndryshuar shumë gjatë gjithë verës.

Tani Atletico janë gjashtë pikë pas Real Madridit dhe Barcelonës, por pritjet ishin më të mëdha gjatë verës, shkruan Marca.

Largimi i Antoine Griezmann

Atletico ka shënuar 22 gola nga 20 ndeshje dhe kjo tregon që largimi i Griezmann i ka dëmtuar shumë.

Në pesë vitet e tij në klub, ai u bë golashënuesi i tyre i pestë në histori të klubit dhe mungesa e tij ndjehet.

Joao Felix ka nevojë për kohë

Vetëm koha do të tregojë nëse Joao Felix do të mund të jetë kandidat për “Ballon d’Or” një ditë, por atij i duhet kohë për tu bërë një yll i vërtetë.

Ai ka vetëm një sezon pas tij dhe vlera e tij prej 127 milionë eurosh do t’i peshojë.

Zhdukja e Diego Costas

Sulmuesi ka luftuar për gola këtë sezon dhe Simeone vazhdon ta mbështesë.

Katër golat e tij kundër Real Madrid gjatë verës, treguan se ai mund t’i bijë golat që po mungojnë, por ato nuk janë parë deri më tani në La Liga.

U aktivizuan tre klauzola lirimi

Përkundër blerjeve n vlerë 240 milionë eurove verën e kaluar, Los Rojiblancos ende po përpiqen të gjejnë një shtyllë kurrizore të re pasi kanë humbur emra si Griezmann, Rodrigo Hernandez dhe Lucas Hernandez.

Të tre u larguan kur u plotësuan klauzolat e lëshimit të tyre, dhe as Joao Felix, Marcos Llorente dhe Mario Hermoso nuk i kanë mbushur zbrazëtitë që kanë mbetur.

Një mbrojtje e re

Kieran Trippier, Felipe Monteiro, Mario Hermoso dhe Renan Lodi janë një prapavijë e re që ende po e kërkojnë lojën së bashku, ndërsa Jose Gimenez dhe Stefan Savic të dy janë jashtë shkaku i dëmtimeve.  Mbetet vetëm Jan Oblak.

Përshtatja në një stil të ri

Atletico njiheshin për vështirësi për t’i mposhtur dhe për forcën. Por këtë sezon Simeone është përpjekur të evoluojë gjërat disi, megjithëse rezultatet nuk kanë ardhur ashtu siç do të dëshironte.

Humbja e karakterit

Largimi i Diego Godin nuk dëmtoi vetëm mbrojtjen por edhe dhomën e zhveshjes.

Ai bëri sikurse bën Gabi Fernandez, Fernando Torres, Tiago Mendes dhe Raul Garcia duke u larguar, dhe Atleticos tani po i mungon udhëheqësi i llojit të tyre.

Kualifikimi i Ligës së Kampionëve një domosdoshmëri

Nëse Atletico do të bëhet një markë prestigjioze globale, atëherë ata nuk mund të lejojnë të humbasin mundësinë të luajnë çdo vit në Ligën e Kampionëve .

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…