Home Auto&Tech Paralajmërimi i FBI: Televizorët e mençur mund t’ju spiunojnë

Paralajmërimi i FBI: Televizorët e mençur mund t’ju spiunojnë

2 min read
0
0
97

FBI paralajmëron se televizorët e mençur, të cilët, ndryshe nga ata të zakonshëm lidhen me internetin, janë veçanërisht të prekshëm nga sulmet e hakerëve, të cilët kështu mund të hyjnë në shtëpinë tuaj.

Një postim në blogun e degës FBI të Oregon shpjegon, se ndërsa lidhja e internetit, edhe pse mundëson qasje në shërbime të njohura si Netflix, ajo gjithashtu lejon që hakerët të futen në shtëpinë e dikujt përmes një televizori të pasigurt, i cili më pas mund të çojë edhe në hakimin e ruterit.

“Hakerët gjithashtu mund të marrin kontrollin e TV tuaj të pasigurt. Në fund të spektrit të rrezikut, ata mund të ndryshojnë kanalet, lartësinë e zërit dhe t’u shfaqin fëmijëve tuaj video të papërshtatshme”, shkruan FBI në tekstin paralajmërues.

Në skenarin më të keq, sipas FBI, hakerët mund të ndezin kamerën dhe mikrofonin e TV të dikujt në dhomën e gjumit dhe të përgjojnë në heshtje.

Hakerët kanë hakuar tashmë mijëra pajisje inteligjente të Google në janar të këtij viti. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Auto&Tech

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Sonte nga ora 20.00 Fillon Rivaliteti Televiziv për kryetar të Vushtrrisë

19/09/2021 | 09:50 Sonte nga 20.00 në Kanal 10 në emisionin Prime Time do të zhvillohet de…