Home Lajme Nesër pritet të bie borë në Kosovë

Nesër pritet të bie borë në Kosovë

2 min read
0
0
43
kujtesa

Meterologët parashikojnë se ditën e nesërme temperaturat do të ulen dukshëm, ndërsa priten edhe reshje bore, shkrann Gazeta Metro.

Nga dita e mërkurë mbi rajon do të shtrihen zona anticiklonike, që do të favorizojnë mot më stabil, me intervale më të gjata me diell por të ftohtë, e me ngrica në orët e mëngjesit.

Ditën e martë, cilësia e ajrit pritet të përmirësohet ku vlerat do të sillen përreth vlerave mesatare, mirëpo me shtrirjen e anticiklonit mbi rajon nga dita e mërkurë, nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, ndaj vlerat e cilësisë së ajrit do të kalojnë në vlera të pashëndetshme.
3.12.2019 – Ftohtë dhe kryesisht vranët. Herët në mëngjes reshje shiu dhe bore, që më pas do të shndërrohen në borë. Pasdite dhe në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-12m/s. Indeksi UV: 1.

4.12.2019 – Ftohtë. Në mëngjes me ngrica dhe vransira. Ditën pjesërisht vranët, e në mbrëmje priten kthjellime. Erë mesatare nga verilindja 3-9m/s. Indeksi UV: 1./gazetametro.net

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…