Home Lajme Mustafa përkujton presidentin Rugova në 75 vjetorin e lindjes: Ishte arkitekti i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës

Mustafa përkujton presidentin Rugova në 75 vjetorin e lindjes: Ishte arkitekti i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës

1 min read
0
0
47
kujtesa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot Presidentin Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 75 vjetorit të lindjes.

“Presidenti Rugova padyshim është arkitekt i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Presidenti Ibrahim Rugova është vizionari i Republikës të Kosovës që e udhëhoqi popullin e saj drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, duke e bërë të mundshëm realizimin e aspiratave tona shekullore. Ai me diplomacinë e tij fitoi përkrahjen e botës demokratike dhe ndërtoi shumë miqësi në politikën ndërkombëtare”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës, me përkushtim do të vazhdojë ta mbrojë shtetësinë e Kosovës, partneriterin me SHBA-të dhe shtetet e BE-së, rrugë të cilën e ka trashëguar nga Presidenti Rugova. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…