Home Lajme Debat Plus zbardh detaje nga takimi VV-LDK: Mustafa i kërkoi Kurtit postin e Kryeministrit në këmbim të posteve tjera

Debat Plus zbardh detaje nga takimi VV-LDK: Mustafa i kërkoi Kurtit postin e Kryeministrit në këmbim të posteve tjera

2 min read
0
0
70
kujtesa

Mos arritja e marrëveshjes mes LVV dhe LDK ka qenë temë diskutimi sonte në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Drejtuesi Ermal Panduri ka lexuar një mesazh, i cili  sipas tij  vjen nga njerëz brenda takimit, e që zbardh detaje nga negociatat mes LVV dhe LDK, përcjell Telegrafi.

“Isa Mustafa i ka thënë Albin Kurtit që do të bëhet kjo ndarje mes dy palëve: Njëra palë merr kryeministrin dhe gjysmën e qeverisë, ndërsa pala tjetër merr presidentin, zëvendëskryeministrin kryetarin e Parlamentit dhe gjysmën tjetër të qeverisë. Cilën pjesë e dëshiron?”

Panduri ka shtuar më tej se sot me këtë veprim është vënë në lojë edhe pozita e kryeministrit.

Këtë informacion e ka plotësuar Arben Ahmeti i cili ka thënë se Albin Kurti në këmbim të postit të Presidentit ka kërkuar dy ministri dhe raporti do të ishte:  VV do ta merrte Kryeministrin dhe shtatë ministri, LDK do të merrte presidentin, kryetarin e Parlamentit dhe tri ministri.Lexo

Ahmeti ka thënë se në pauzën 40 minutëshe e ka kërkuar Isa Mustafa për t’u konsultuar me partinë për ofertën e Kurtit, ndërsa sipas tij kur është kthyer Mustafa i ka thënë Albinit “nëse të duken shumë, na ofro kryeministrin”./Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…