Home Sport Rashica shënon gol të bukur dhe ia siguron fitoren Werderit në udhëtim te Wolfsburgu

Rashica shënon gol të bukur dhe ia siguron fitoren Werderit në udhëtim te Wolfsburgu

2 min read
0
0
48
kujtesa
Milot Rashica (Foto: Werder Bremen/Twitter)

Milot Rashica (Foto: Werder Bremen/Twitter)

Milot Rashica ka shënuar një supergol në minutat e fundit për t’ia siguruar fitoren Werder Bremenit ndaj Wolfsburgut.

Werder Bremen ka arritur të shënojë fitore të madhe me rezultat 3-2 ndaj Wolfsburgut në takimin e vlefshëm për javën e 13-të në Bundesliga.

Më meritori në këtë fitore të Werderit ishte sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.Lexo po ashtu:Pas asistimit, Edon Zhegrova shënon gol të bukur ndaj Young Boysit

Pas golit të parë, të shënuar në minutën e 13-të nga penalltia, ylli vushtrrias ka shënuar edhe golin e fitores.

Rashica ka shënuar një gol të bukur në minutën e 83-të të ndeshjes për të vulosur rezultatin 3-2.

YESSS!! 3️⃣ POINTS!!#werder #WOBSVW pic.twitter.com/d1kTqascsU

— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) December 1, 2019

Ky gol i Rashicës erdhi falë asistimit të Maximilian Eggestein.

Me këtë gol, Rashica arrin në kuotën e gjashtë golave dhe tri asistime këtë sezon në kampionatin gjerman. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…