Home Lajme Kurti: Deputetja Rexhepi konfirmon votën për qeverinë e re

Kurti: Deputetja Rexhepi konfirmon votën për qeverinë e re

1 min read
0
0
75
kujtesa

Kreu i LVV njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti, ka takuar të dielën deputeten Emilia Rexhepi, e cila ia ka konfirmuar votën e saj për Qeverinë e re, e cila pritet të krijohet pas marrëveshjes LVV-LDK, arritja e së cilës është paralajmëruar për të hënën.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se i është premtuar vota e saj për kryeministër dhe qeverinë e re.

E SPONSORUARLEXO MË SHUMË

“Znj. Emilia Rexhepi do të jetë sërish deputete boshnjake në Kuvendin e Kosovës. Ajo e konfirmoi votën e saj për mua si kryeministër dhe për qeverinë tonë të re. Sërish në “Ambient” të Prizrenit u takuam dhe biseduam për sfidat e qeverisë sonë për zhvillim ekonomik, për reformë arsimore, sundim të ligjit, demokratizim dhe barazi sociale, që nuk përjashton askënd. Diskutuam edhe për forcimin e lidhjeve institucionale me Sanxhakun dhe Sarajevën”, shkruan Kurti. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…