Home Sport Harden shkëlqen me 60 pikë, Houstoni vazhdon me fitore

Harden shkëlqen me 60 pikë, Houstoni vazhdon me fitore

1 min read
0
0
25
kujtesa

James Harden ka bërë një paraqitje brilante në fitoren e thellë të Houston Rockets ndaj Atlanta Hawks.

‘Raketat’ nga Teksasi kanë shënuar fitore me 47 pikë diferencë, 158:111 përballë Hawks në Toyota Center të Houstonit.

Fundori James Harden ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim duke shënuar plot 60 pikë, nga të cilat tetë tre pikësha.

Me paraqitje të mirë u dallua edhe Ben McLemore që shtoi 24 pikë e 13 kërcime.

Tek Hawks më efikasi në këtë takim ishte Trae Young me 37 pikë e shtatë asistime, por që nuk i mjaftuan për fitore.

Fitore shumë të rëndësishme ka shënuar edhe Philadelphia 76ers ndaj Indiana Pacers me rezultat të ngushtë 119:116.

Qendra Joel Embiid ishte më efikasi me 32 pikë e 11 kërcime, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Thoabias Harris me 22 pikë e Ben Seimons me 15 pikë e 13 asistime. /Telegrafi/

Rezultatet:

Sacramento Kings – Denver Nuggets 100:97

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…