Home Sport Suarez me fjalë të mëdha për Lautaron: Është sulmues i pabesueshëm

Suarez me fjalë të mëdha për Lautaron: Është sulmues i pabesueshëm

2 min read
0
0
39
kujtesa

Luis Suarez mund të largohet më shpejtë se që është menduar nga skuadra e tij Barcelona.

Sulmuesi uruguaian karrierën do ta vazhdoj në kampionatin amerikan MLS, por ende nuk është vendosur se kur do të largohet.

E shumë media evropiane kanë raportuar se pasuesi i tij në Barcelonë do të jetë ylli argjentinas i Interit, Lautaro Martinez.

Reprezentuesi argjentinas është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme dhe për të ka folur edhe Suarez.

Uruguaiani e ka cilësuar si një sulmues të pabesueshëm argjentinasin, ndërsa i është bërë pyetja nëse do ta transferonte te Barcelona.

“Lautaro Martinez po luan në nivele të larta në këtë sezon”, tha fillimisht Suarez.

“A do ta transferonit te Barcelona? Varet nga shumë rrethana dhe nga kërkesat e Barcelonës, e cila në atë moment mund të kishte një sulmues të ri e të talentuar. Gjithsesi, Lautaro është një sulmuesi i pabesueshëm i cili po luan shumë mirë. Por nuk mund të harrojmë se është në pronësi të Interit”, deklaroi Suarez.

Barcelona edhe më parë ka shprehur interesim për Lautaron, ndërsa klauzola e largimit të tij nga Interi është 111 milionë euro. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…