Home Lajme Ndërron jetë 20-vjeçarja që ndodhej në koma, shkon në 51 numri i të vdekurve nga tërmeti

Ndërron jetë 20-vjeçarja që ndodhej në koma, shkon në 51 numri i të vdekurve nga tërmeti

1 min read
0
0
33
kujtesa

Ka shkuar në 51 numri i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, pasi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 20-vjeçarja, që ndodhej në koma.

Xhesika Biqiku ishte në gjendje kritike për jetën dhe mjekët nuk e këshillonin transportimin e saj në një shtet të huaj për të marrë mjekim, për shkak të gjendjes së rënduar.

Biquku, vajza e Ilia Biquku ka ndërruar jetë në spital. Mjekët tentuan që ta dërgonin drejt Italisë, por në gjendjen e rënduar që ishte nuk mund të përballonte udhëtimin, raportojnë mediat shqiptare.

Sipas burimeve, Xhesika ka marrë goditje të fortë në kokë. Familjarët e Xhesikës se kishin menduar kurrë këtë gjendje të rëndë të cilën po kalojnë, humbjen e vajzës së tyre.

Nëna, Rozeta dhe motra e Xhesikës ishin lënduar të treja, ndërsa babi ndodhej në një gjendje të mirë shëndetësore.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…