Home Lajme Haradinaj nga Durrësi: Vëllezër e motra, bashkë do jemi në këtë fatkeqësi

Haradinaj nga Durrësi: Vëllezër e motra, bashkë do jemi në këtë fatkeqësi

2 min read
0
0
61
kujtesa

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Shqipëri, pas tërmetit shkatërrues, shkruan Indeksonline.

Ai ka thënë që Kosova nuk do të kursej asgjë që t’u qëndrojmë afër në këto ditë të vështira.

“Si Kosovë, nuk do të kursejmë asgjë, që vëllezërve dhe motrave tona nga Shqipëria t’u qëndrojmë afër në këto ditë të vështira me shumë dhimbje për ta, por edhe për ne.

Duke bashkëndjerë me çdo emocion këtë tragjedi që mori shumë jetë njerëzish, sot, bashkë më një pjesë të kabinetit qeveritar, i pritur nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, vizitova Durrësin dhe zonat e prekura nga tërmeti për të parë nga afër situatën dhe për t’u dhënë përkrahje të mëtejme, të pandalshme, të gjithë të angazhuarve në përballimin e gjendjes”, ka thënë ai.

Ramush tha se kosovarët dhe shqipëtarët do të vazhdojnë me qenë bashkë.

“Ne bashkëndjejmë me familjet, bashkëndjejmë për viktimat dhe me të gjitha ato vështirësi që i ka Shqipëria, e bashkëkombësit tanë.

Do të vazhdojmë me qenë bashkë!”, ka shkruar ai./Indeksonline/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…