Home Lajme FSK-ja zemra e shqiptarisë, nis sot tenda, shtretër e batanije në Shqipëri

FSK-ja zemra e shqiptarisë, nis sot tenda, shtretër e batanije në Shqipëri

1 min read
0
0
38
kujtesa

Me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe me urdhër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtnant Rrahman Rama, FSK-ja ka nisur sot kontingjentin e parë me pajisje ushtarake fushore.

Për shkak të katastrofës nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë, një numër i madh i familjeve kanë mbetur pa kulm mbi kokë dhe në bazë të vlerësimeve të para të bëra nga ekspertet shumë shtëpi nuk janë të sigurta për banim.

Kontingjenti i FSK-së i cili do mbërrij gjatë ditës përmban tenda, shtretër fushorë, batanije dhe pajisje tjera përcjellëse të cilat do të dorëzohen në shtabin e Krizës në Republikën e Shqipërisë.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…