

Freddie Ljungberg është emëruar trajner i përkohshëm nga drejtuesit e klubit anglez, Arsenalit.
Me herët gjatë ditës, Arsenali vendosi të shkarkojë trajneri Unai Emery shkaku i rezultateve të dobëta.
Megjithatë, drejtuesit e klubit ende nuk kanë vendosur pasuesin e tyre të përhershëm vetëm atë të përkohshëm.Lexo po ashtu:Zyrtare: Emery shkarkohet nga Arsenali
Sipas njërit nga drejtuesit e klubit, Josh Kroenke, legjenda Ljungberg është emëruar si trajner momental.


Arsenal have appointed Freddie Ljungberg as interim head coach.
A legend takes over
3,0135:34 AM – Nov 29, 2019Twitter Ads info and privacy652 people are talking about this
“Ne kemi kërkuar që Freddie Ljungberg të marrë përgjegjësinë për ekipin e parë si trajner i përkohshëm. Kemi besim të plotë tek Fredi për të na çuar përpara”.
“Kërkimi për një trajner të ri është duke u zhvilluar dhe ne do të bëjmë një njoftim të mëtejshëm kur ai proces të ketë përfunduar”, ka thënë Kroenke për faqen zyrtare.
Emrat e mundshëm për të marr drejtimin e Arsenalit janë: Massimiliano Allegri, Carlo Ancelotti, Nuno Espirito Santo, Patrick Vieira dhe Mikel Arteta. /Telegrafi/