Home Lajme U nxorr nga pallati para se të shembej, 7 vjeçari humb kontaktet me familjen

U nxorr nga pallati para se të shembej, 7 vjeçari humb kontaktet me familjen

1 min read
0
0
57
kujtesa

Rlejt Vata, është 7-vjeçari i cili u nxor nga pallati në Thumanë para se të shembej, por që më pas ka humbur kontaktet dhe familja nuk po e gjen.

Vogëlushi ka humbur kontaktet me familjarët mesditën e së martës, pasi është nxjerrë nga mamaja i tij shëndoshë e mirë.

Rolejti është lënë poshtë pallatit, pasi nëna e tij është ngjitur sërish në shtëpi të ndihmojë djalin e saj të madh dhe vjehrrin me vjehrrën.

Pasi është ngjitur, mami i 7-vjeçarit ka thyer këmbën, ndërkohë që i ka kërkuar vjehrrës që të nxjerrë djalin e madh jashtë.

Vëllai i tij u gjet gjallë në prehrin e gjyshes, e cila e kishte mbrojtur me jetë nipin e saj.

Mamaja e 7-vjeçarit ka qenë në spital, por tani ka dalë dhe është në kërkim të djalit të vogël.

Kërkimet janë bërë edhe në morg, por fatmirësisht aty nuk ka mbërritur trupi i të voglit./albeu.al/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…