Home Lajme Ankth e frikë, kështu e kaluan natën banorët e Durrësit dhe Thumanës

Ankth e frikë, kështu e kaluan natën banorët e Durrësit dhe Thumanës

8 min read
0
0
50
kujtesa

Për shumë banorë të zonës së Durrësit dhe Thumanës nata e kaluar ishte në ankth dhe frikë nga paniku i tërmetit të fuqishëm që goditi në mëngjesin e së martës, ku për pasojë pati shumë viktima, të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale në Republikën e Shqipërisë.

Banorët e Durrësit mbrëmë kaluan natën disa në rrugë, në vetura dhe shumë prej tyre në stadiumin e këtij qyteti, e një numër i konsideruar edhe nën qiellin e hapur në fushën e blertë.

Ekipi i KosovaPress-it ka qëndruar në mesin e tyre deri në orët e mëngjesit, pati qytetarë që me vështirësi qëndronin dhe nuk ishin të kënaqur me menaxhimin e situatës. Ndonëse të kundërtën e kanë thënë përfaqësues të Bashkisë së Durrësit.

Sipas Suzana Basha, banore e Durrësit, nata mes 26 e 27 nëntorit ishte e ftohtë dhe e pa qëndrueshme. Ajo edhe pse në moshë deri në orën 2:00 të mëngjesit nuk arrit të siguron çadër

“Nuk mund të qëndrosh kështu, ftohët. Ne po vdesim. Nuk ka çadra, s’ka vende. Po na thonë me pritë, ka kaluar mesi i natës ne ende pa çadër. Në orën 21:00 kemi ardhur s’kemi gjetur vend. Frika, nuk mund të qëndrojmë në shtëpi”, theksoi Basha.

Edhe Barbara Bratija ishte e trishtuar nga ajo çka ka parë nga pasojat e tërmetit. Bratija shton se është e terrorizuar nga ajo që ndodhi në Durrës.

“Ftohtë, çka të bëjmë, ne kemi pasur terror si gjithë Durrësi, por ka edhe më keq se kanë dalë vajza të reja, të rinj, fëmijë, duke parë xhenaze (kufoma), nëna që qajnë. Jemi të trishtuar. Unë mora ambulancë më dërguan në spital nga ankthi, nga frika, nga paniku dhe nga të gjitha”, deklaroi Bratija.

Ndërsa, Partie Pepa thotë se në vend qëndrimin e përkohshëm në stadiumin “Niko Dovana”, ka pasur një kujdes, me ushqim dhe pije, por sfidë për të dhe shumë të tjerë ka qenë çadra e pa përshtatshme.

“Sonte erdhëm, mbrëmë ishim në rrugë. Po, po ka kujdes, po na ndihmojnë me batanije, me ushqim”, deklaroi ajo.

Ndërkaq drejtues të Bashkisë së Durrësit u lavdëruan se menaxhimi i situatës së krijuar nga tërmeti, ishte i shkëlqyer.

Etleva Kondi, nënkryetare e Bashkisë në Durrës, tha për KosovaPress se numri banorëve për strehim aktualisht vjen duke u rritur, janë minimalisht 1500 persona, ndoshta është edhe më shumë, numër ky i cili vazhdimisht rritet për shkak të panikut që është krijuar, por edhe për shkak të banesave të cilat janë të pabanueshme.

Kondi tregoi se ka pasur edhe ushqim të mjaftueshëm për banorët e prekur nga tërmeti. Përmendi edhe kontributin e dhënë të shteteve fqinje në këtë situatë të rëndë për Shqipërinë.

“Sigurisht ankesa ka, njerëzit kanë edhe panikun, megjithatë jemi munduar që të menaxhojmë gjithë këtë situatë që është tejet e rënduar. Janë 100 çadra të instaluara pranë këtij ambienti. Besoj janë duke u instaluar çadra edhe nga ndihma e qeverisë italiane në një ambient tjetër që është pran stadiumit. Themi se mjaftueshëm mirë kemi menaxhuar situatën. Shpërndarja e ndihmave është bërë kryesisht nga Kryqi i Kuq, nga shoqatat e ndryshme humanitare, nga Karitasi, nga vendet e ndryshme, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe nga Italia. Menaxhimi i tyre po bëhet që të gjitha familjet që janë prezent dhe njerëzit të kenë ushqimin dhe ujin. Ushqim të mjaftueshëm ka, po mundohemi ta shpërndajmë dy tri herë nëpër çadra”, theksoi Kondi.

Gjatë natës, për vizitë në këtë ‘kamp” ishte presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, dhe zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë.

Në këtë ‘kamp’ nuk pushonin së ardhuri ndihma të shumta si produkte ushqimore, ujë dhe batanije nga vende të ndryshme e veçanërisht nga Kosova për banorët e prekur nga tërmeti.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…