Home Lajme Thaçi: FSK është nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti

Thaçi: FSK është nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti

1 min read
0
0
45
kujtesa

1 orë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se FSK tashmë është nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti.

Postimi i plotë:

Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti.

Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë.

Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti.  /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…