Home Lajme Mrekullia në mes të tragjedisë, momenti kur 17 vjeçari shpëtohet nga Policia e Kosovës

Mrekullia në mes të tragjedisë, momenti kur 17 vjeçari shpëtohet nga Policia e Kosovës

1 min read
0
0
31
kujtesa

Një mrekulli në mes të tragjedisë ka ndodhur para pak minutave në Shqipëri.

17 vjeçari Ramë Lala është shpëtuar duke u nxjerrë nga rrënojat ku kishte mbetur si pasojë e shembjes së banesës te Këneta nga tërmeti.

Pas nxjerrjes 17 vjeçari është transportuar për ndihmë në spital, kurse që në momentin që u nxorrë nga aty, 17 vjeçari kërkoi nënën “ku është mami”?, u shpreh ai, transmeton Indeksonline.

Nga banesa katër katëshe e familjes Lala me origjinë nga Peshkopia, janë nxjerrë të pajetë dy persona, Sadete dhe Ilir Lala. Në këtë banesë jetonin tre kurora të së njëjtës familje.

Ndryshe për të nxjerrë nga banesa Ramë-n ndërhyri Policia e Kosovës në mënyrë fantastike. Kosova ka dërguar pjesëtarë të FSK-së, të Policisë si dhe të zjarrfikësve për të ndihmuar Shqipërinë në këtë ditë shumë të vështirë./Indeksonline/


Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…