Home Lajme Kurti: Lutemi që të mos përsëritet tërmeti, Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë

Kurti: Lutemi që të mos përsëritet tërmeti, Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë

1 min read
0
0
37
kujtesa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm në Durrës, ku lëkundjet u ndjen edhe në Kosovë.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana.

Ai po ashtu u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të plagosurve e të lënduarve.

Postimi i plotë:

U ndje shumë edhe në Prishtinë. U zgjuam të gjithë. Por tash mendjen, sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të plagosurve e të lënduarve. Lutemi e urojmë që të mos përsëritet tërmeti. Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t’iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…