Home Lajme Instituti Sizmologjik jep detajet e fundit për tërmetin që u ndie edhe në Kosovë

Instituti Sizmologjik jep detajet e fundit për tërmetin që u ndie edhe në Kosovë

2 min read
0
0
62
kujtesa


Gazeta Express
26 Nëntor 2019 8:54

Rreth orëve të hershme të mëngjesit, në Kosovë janë ndier disa dridhje të tokës, epiqendra e të cilave thuhet se ka qenë në Shqipëri. Lidhur me këtë, ka reaguar edhe drejtori i Institutit Sizmik të Kosovës, Shemsi Mustafa.

Mustafa, në një intervistë dhënë për T7 ka deklaruar se Shqipëria që nga mbrëmë u godit nga 17 tërmete.

“Sot në orët e para të mëngjesit nga një tërmet është goditur territori i Shqipërisë, saktësisht 12 kilometra nga Durrësi, me magniturë 6.3 shkallë të rihterit. Ka pas disa paragoditje e pas goditje. Në përgjithësi kanë qenë 17 tërmete”, tha ai.

Mustafa sqaroi se tërmeti që e ka goditur pjesën e Durrësit ka qenë i fuqishëm dhe është ndier rreth 400 kilometra edhe në Kosovë.

“Nuk ka vend për panik. Qytetarët e Kosovës e dinë në çfarë zone jetojnë, me aktivitet sizmik relativisht të lartë. Bazuar në atë krejt çka e thashë vendi ynë është goditë disa herë nga tërmetet edhe në të kaluarën. Por ne duhet të përgatitemi me ndërtime që ta sigurojmë jetën e qytetarëve”, ka deklaruar ai.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…