Home Sport Paraqitja e shkëlqyer në finale, Interi rrit çmimin e ‘Gabigol’

Paraqitja e shkëlqyer në finale, Interi rrit çmimin e ‘Gabigol’

2 min read
0
0
45
kujtesa
Gabriel Barbosa. (Photo by Raul Sifuentes/Getty Images)

Gabriel Barbosa. (Photo by Raul Sifuentes/Getty Images)

Gabriel Barbosa është shndërruar në një hero për skuadrën e tij Flamengo.

Sulmuesi brazilian ishte njeri i finales së Copa Libertadores, kur në minutat e fundit shënoi dy gola për t’i dhënë triumfin Flamengos 2-1 ndaj River Plate.

E golave të Gabigolit i janë gëzuar edhe te Interi, skuadër që e mbanë kartonin e lojtarit dhe e kishte huazuar te Flamengo.

Klubi italian po buzëqesh tani pasi vlera e lojtarit të tyre është rritur ndjeshëm.

Gabriel Barbosa. (Photo by Manuel Velasquez/Getty Images)

Interi kishte diskutuar me Flamengon për shitjen e lojtarit për 22 milionë euro, por tani pas paraqitjeve të mira kanë ndryshuar gjërat.

Neroazzurët po kërkojnë 40 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin dhe ofertat nuk mungojnë.

Valencia dhe Sevilla e duan në Spanjë Gabigolin, ndërsa interesim kanë shprehur edhe Crystal Palace dhe West Ham United.

Kujtojmë që Interi e kishte blerë brazilianin në vitin 2016 për 32 milionë euro. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…