Home Lajme Elezi: Pas ankesës së LVV-së në Supreme, KQZ nuk mund të publikojë rezultatet

Elezi: Pas ankesës së LVV-së në Supreme, KQZ nuk mund të publikojë rezultatet

1 min read
0
0
52
kujtesa

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se nuk mund t’i publikojë rezultatet, pasi që Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme.

Kështu ka bërë të ditur para mediave, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Më lejoni t’iu informoj se kemi marrë konfirmim se në Gjykatën Supreme është parashtruar ankesë ndaj vendimit të një dite më herët të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, prandaj, rezultatet pas procesit të rinumërimit nuk mund t’i publikojmë në këtë fazë”, ka thënë Elezi.

Ai ka theksuar se rezultatet nuk mund të publikohen pa një konfirmim, në këtë rast nga PZAP dhe Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim.

Ndryshe LVV ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme ku ka kërkuar që të numërohen edhe 392 pako me fletëvotime. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…