Home Sport E pranon menaxheri i lojtarit: Interi po e ndjek Kumbullën

E pranon menaxheri i lojtarit: Interi po e ndjek Kumbullën

2 min read
0
0
46
kujtesa

Marash Kumbulla është njëri nga mbrojtësit më të talentuar në Serie A dhe këtë edicion ai ka shkëlqyer.

E falë paraqitjeve të tij të mira edhe Verona ka marrë rezultate të shkëlqyeshme në këtë fillim edicioni, duke qenë mbrojtja e dytë më e mirë në Serie A pas asaj të Juventusit.

Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani padyshim që kanë meritat më të mëdha për këtë ecuri fantastike të Veronës.

Marash Kumbulla. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

E për mbrojtësin e talentuar të Kombëtares së Shqipërisë, interesim ka shfaqur Interi që prej kohësh është duke e ndjekur.

Këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i lojtarit Giani Vitale.

“Po, Interi po e ndjek dhe e monitoron. Klubi zikaltër është gjithmonë shumë i vëmendshëm ndaj profileve të rinj që bien në sy në elitë dhe në të gjithë kampionatet e tjerë. Në këtë moment nuk flitet për negociata të hapura mes Interit dhe Veronës”, theksoi Vitale për mediat italien. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…