Home Sport Mësohen vendet ku do të zhvillohen finalet e Ligës së Kombeve, Kosova e pafat

Mësohen vendet ku do të zhvillohen finalet e Ligës së Kombeve, Kosova e pafat

4 min read
0
0
45
kujtesa

Është hedhur shorti në Nyon të Zvicrës, ku janë mësuar vendet pritëse të finaleve që do të zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dardanët dhuruan emocione të mëdha gjatë kualifikueseve për Euro 2020, por dështuan të zënë një vend, pasi përfunduar të tretët në Grupin A, ndërsa kanëedhe një mundësi të artë për të ‘kap’ kualifikimin nga Liga e Kombeve.

Kosova ka pasur fatin të fitojë grupin e vet në kuadër të Ligës D në Ligën e Kombeve, së bashku me Maqedoninë e Veriut, Bjellorusinë dhe Gjeorgjinë.Lexo po ashtu:Njëzet skuadrat e kualifikuara në ‘Euro 2020’, Kosova do ta kërkojë njërin nga katër vendet e paplotësuara

Pikërisht me fqinjin tonë, Maqedoninë e Veriut, Kosova do të përballet në gjysmëfinale, të cilën e zhvillon si mysafirë me 26 mars, ndërsa në po këtë ditë takimin do të zhvillojnë edhe Gjeorgjia me Bjellorusinë.

Kosova synon fitore ndaj Maqedonisë së Veriut (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Finalja e madhe mes dy ekipeve që do t’i fitojnë gjysmëfinalet është vendosur tashmë pas hedhjes së shorit.

Fituesi i takimit në mes të Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë do ta pres finalen e madhe të Ligës D të Kombeve më 31 mars.

Kosovan Football @kosovanfooty_EN

Kosovo to play away to Georgia or Belarus in case we get past North Macedonia in Play off semi final! https://twitter.com/kosovanfooty_EN/status/1197827715526729728 …Kosovan Football @kosovanfooty_ENA UEFA draw starting from 12:00 CET will decide whether #Kosovo will play home or away in a possible final of #EURO2020 Play OFF.1573:16 AM – Nov 22, 2019Twitter Ads info and privacy28 people are talking about this

Kosova ishte e pafat në këtë short pasi pritjet ishin të mëdha që finalja të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Nëse e arrin kualifikimin, kjo do të ishte arritje historike pasi do të ishte hera e parë që Kosova do të luajë në një Kampionat Evropian.

Ndryshe, ky Kampionat Evropian do të zhvillohet në 12 shtete të ndryshme të Evropës nga 12 qershori deri më 12 korrik të vitit 2020, ndërsa shorti për fazën e grupeve të EURO 2020 do të mbahet më 30 dhjetor të këtij viti.

/Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…