Home Lajme “S’ndihemi të rrezikuar për moskalim pragu, është zgjedhje e AKR-së nëse do të qëndrojë në koalicion”

“S’ndihemi të rrezikuar për moskalim pragu, është zgjedhje e AKR-së nëse do të qëndrojë në koalicion”

2 min read
0
0
59
kujtesa

Koalicioni Nisma-AKR-PD akoma janë në rrezik për të mos e kaluar pragun zgjedhor.

Kandidatja për deputete nga Nismës Socialdemorakte, Albulena Balaj ka deklaruar për “Zërin”, se Nisma nuk ndjehet e rrezikuar për moskalim të pragut pasi siç ka thënë ajo janë 25 vota mbi pragun dhe presin që ky numër të rritet. “Nuk ndihemi të rrezikuar sepse kemi pas rritje.

Nuk besoj se kjo na rrezikon neve për të mos e kaluar pragun. Momentalisht jemi 25 vota. Me rinumërimin e vendvotimeve tjera do të dalin edhe vota të tjera”, ka theksuar ish- deputetja Balaj.

Këto ditë pati deklarata nga partia AKR, e cila është në koalicion me Nismën se kjo e fundit i ka dëmtuar në zgjedhje dhe se ekziston mundësia që AKR të dalë nga koalicioni. Për këtë Balaj ka thënë se është zgjedhje e AKR-së nëse dëshiron të qëndrojë në koalicion apo jo. Sipas saj në parti akoma nuk është folur se çfarë do të ndodhë tutje pas certifikimit të rezultateve.

“Është zgjedhje e AKR-së nëse e bëjnë. Por ajo që mund të them është se ne nuk e kemi shqyrtuar ende as ne kryesi dhe as në organe të partisë se cilat do të jenë veprimet tona në të ardhmen. Por ka kohë pas certifikimit të rezultateve ne jemi këtu për të diskutuar”, ka deklaruar ajo.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…