Home Lajme Pacolli: S’do të jemi pjesë e koalicionit LVV-LDK, me Nismën vështirë bashkëpunimi

Pacolli: S’do të jemi pjesë e koalicionit LVV-LDK, me Nismën vështirë bashkëpunimi

2 min read
0
0
56
kujtesa

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk beson që mund të jetë pjesë e Qeverisë së re, e cila mund të formohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai ka folur të mërkurën në televizionin publik.

“Unë me asnjë lider partiak nuk kam pasur raporte të këqija, po ashtu edhe me zotin Kurti kam respekt. Por sa i përket bashkëpunimit politik nuk jam i sigurt se do të ndodhë. Unë besoj që LDK dhe Vetëvendosje kanë mjaft numra e partnerë për të qeverisur. Ashtu si e shoh unë AKR-ja bashkë me NISMA-n do të mbesim në opozitë. Nuk kam pasur ofertë dhe nuk pres të kem, por sidoqoftë jam aty”, ka thënë Pacolli.

Pacolli ka theksuar se verdikti i qytetarëve duhet të respektohet.

“Kam qenë pjesë e qeverisë dhe unë e shoh një ndëshkim nga qytetarët për qeverinë e kaluar. Jam pjesë e saj dhe ky ndëshkim më ka konsideruar edhe mua. Është e vështirë të them po do të jem pjesë e qeverisë. nëse qytetari ka vendosë ndryshe, duhet ta kuptojmë qytetarin dhe të jemi në opozitë dhe nga aty të kontribuojmë”, ka është shprehur Pacolli.

Ai e sheh të vështirë bashkëjetesën me partinë Nisma Socialdemokrate.

“Ideologjikisht me Nisma-n jemi ndryshe, njëra e majtë e tjetra e djathtë, do të ishte e vështirë që të bashkëjetojnë bashkë”, ka thënë Pacolli.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…