

Tottenham Hotspur ka emëruar portugezin Jose Mourinho trajner të ri të klubit.
Klubi londinez ka befasuar të gjithë dje (e martë) gjatë ditës kur zyrtarizoi shkarkimin e Mauricio Pochettinos, pas pesë viteve.
Megjithatë, nuk ka vonuar as 24 orë dhe Spurs kanë njoftuar zyrtarisht pasuesin e argjentinasit.Lexo po ashtu:Tottenhami e shkarkon Pochettinon
Bëhet fjalë për trajnerin e njohur portugez, Mourinho, i cili ka marr drejtimin e Spurs.

Tottenham Hotspur✔@SpursOfficial
Club statementJose Mourinho appointed new Head Coachwww.tottenhamhotspur.com65.2K10:33 PM – Nov 19, 2019Twitter Ads info and privacy39.3K people are talking about this
“Kemi kënaqësinë të njoftojmë emërimin e Jose Mourinho si trajner në një kontratë që zgjat deri në fund të sezonit 2022/23”, thuhet në njoftimin e londinezëve.
Ndryshe, Mourinho gjatë karrierës ka drejtuar edhe klube tjera si Porto, Chelsea, Inter, Real Madridi dhe Manchester United. /Telegrafi/