Home Sport Fjalët e para të Mourinhos si trajner i Tottenhamit

Fjalët e para të Mourinhos si trajner i Tottenhamit

2 min read
0
0
52
kujtesa

Jose Mourinho ka folur fjalët e tij të para pas marrjes së detyrës së trajnerit të klubi anglez, Tottenham Hotspur.

Tottenhami zyrtarizuar emërimin e Mourinhos si trajner të ri, pas shkarkimit të Mauricio Pochettinos.

“Jam i entuziazmuar që bashkohem me një klub me një trashëgimi kaq të madhe dhe mbështetës të tillë pasionant”.

“Cilësia si në skuadër ashtu edhe në akademi më emocionon”.Lexo po ashtu:Zyrtare: Jose Mourinho, trajner i ri i Tottenhamit

“Puna me këta lojtarë është ajo që më ka tërhequr”, ka thënë Mourinho pas marrjes së rolit të trajnerit.

Ndryshe, Mourinho është njëri nga menaxherët më të trofeshëm në botë, pasi që ka fituar 25 trofe të mëdhenj gjatë kohës së tij te Porto, Interi, Chelsea, Real Madrid dhe Manchester Unitedi.

Mourinho me trofeun e Ligës së Kampionëve

Ai ka fituar titullin e ligës në katër kampionate (Portugali, Angli, Itali dhe Spanjë) dhe është një nga tre menaxherët që ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, me dy klube, Porton në 2004 dhe Interin në 2010.

Portugezi gjithashtu ka fituar tre herë titullin në Ligën Premier me Chelsean (2005, 2006, 2015). /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…