Home Lajme Haradinaj: Kosova është e përkushtuar në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në NATO

Haradinaj: Kosova është e përkushtuar në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në NATO

2 min read
0
0
36
kujtesa

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falenderuar Gjeneralin Lorenzo D’Addario për angazhimin e tij gjatë shërbimit në Kosovës.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se i ka uruar mirëseardhje Gjeneralit Risi duke i uruar suksese në detyrën re.

“Kosova është konsoliduar si shtet, duke i fuqizuar mekanizmat e saj të sigurisë, falë rolit të NATO-së në vend, duke u bërë sot një vend demokratik, i përkushtuar për paqe dhe partneritet me aleatët tanë. Sot, në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, falënderova Gjeneral D’Addario për angazhimin profesional dhe miqësor gjatë shërbimit të tij dhe i urova mirëseardhje Gjeneralit Risi, duke i uruar sukses në detyrën e re. Kosova është e përkushtuar në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe e fokusuar për paqe dhe siguri në vend dhe rajon dhe në këtë synim, roli i KFOR-it është i jashtëzakonshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe sot është mbajtur ceremoni për ndërrimin e komandës së KFOR-it./Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…