Home Sport Tifozi i Anglisë për pritjen në Kosovë: Pronari i hotelit na liroi nga pagesa dhe na bleu katër birra

Tifozi i Anglisë për pritjen në Kosovë: Pronari i hotelit na liroi nga pagesa dhe na bleu katër birra

2 min read
0
0
63
kujtesa
Kosova vs Anglia (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Kosova vs Anglia (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Anglia është befasuar nga pritja që iu bë nga Kosova në kuadër të përballjes për kualifikimet në Euro 2020.

Tifozët anglezë kanë qëndruar më shumë se 24 orë në Prishtinë dhe janë fascinuar nga pritja që u ishte bërë nga ‘Dardanët’.

Njëri prej përkrahëse të ‘Tre Luanëve’ ka zbuluar se një pronar i një hoteli në kryeqytet i ka liruar nga pagesa dhe u kishte blerë katër birra.

“Mikpritja në Kosovë është e çiltër. Pronari i hotelit që kishim rezervuar ka thënë që mund të qëndrojmë falas për kohëzgjatjen e udhëtimit tonë sepse jemi nga Anglia dhe na ka blerë 4 birra. E pabesueshme”, ka shkruar Aaron Rose në Twitter.Lexo po ashtu:Harry Maguire me mesazh të madh pas ndeshjes: Kosovë, ishte kënaqësi – faleminderit për pritjen

Edhe pse u eliminuam nga këto kualifikime, ne ende kemi shansin që të luajmë në Kampionatin Evropian, pasi në mars do të fillojmë rrugëtimin përmes Ligës së Kombeve, ku pengesa e parë do të jetë Maqedonia e Veriut.

Në rast se i kalojmë fqinjët tanë, atëherë do të presim fituesin e përballjes Gjeorgji – Bjellorusi. /Telegrafi/

El Rosé@AaronBSM

?
??
❤️
❤️

The hospitality in Kosovo is UNREAL. The land lord of the apartment that we booked has said we can stay for free for the duration of our trip because we are from England and bought us 4 beers.

Unbelievable

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…