Home Lajme Ambasada e Britanisë së Madhe i fton qytetarët anglezë të kënaqen në ndeshjen me Kosovën

Ambasada e Britanisë së Madhe i fton qytetarët anglezë të kënaqen në ndeshjen me Kosovën

1 min read
0
0
76
kujtesa

Të dielën stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të jetë arenë e ndeshjes mes Kosovës dhe Anglisë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian 2020.

E për këtë ndeshje historike, në Kosovë është përgatitur një mikpritje e ngrohtë për të gjithë tifozët anglezë që do të udhëtojnë drejt Prishtinës.

Një gjë e tillë i ka rënë në sy edhe ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë, e cila ka bërë një thirrje për tifozët anglez që do të udhëtojnë për në Prishtinë.

“Thirrje për të gjithë tifozët e Anglisë që udhëtojnë për Prishtinë për ndeshjen e të dielës Kosovë-Angli. Një mirëseardhje e ngrohtë iu pret në Kosovë, vendin e famshëm për mikpritje dhe njerëz miqësorë. Kënaquni, bëni miq dhe shijoni ushqimin e mrekullueshëm, dhe natyrisht futbollin”, ka shkruar Ambasada.

Rrugët e qytetit janë të mbushur me poster që iu urojnë mirëseardhje lojtarëve. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…