

Kombëtarja e Kosovës do të rikthehet mënjëherë ritmit të stërvitjeve për ndeshjen me Anglinë.
Të premten, Kosova me fillim nga ora 18:00, do të vazhdojë stërvitjet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Kosova të enjten mbrëma u mund nga Çekia 2:1 në Plzen, për t’i humbuar gjasat për kualifikim në EURO 2020 përmes fazës së grupeve. Mirëpo ndeshja me Anglinë, ka rëndësi të madhe për shkakun se rezultati nga ajo ndeshje, do t’i shërbente Kombëtares, për t’a rikthyer motivin./GazetaBlic/