Home Lajme Haradinaj: Kosova ka ushtrinë sipas modelit të NATO-s

Haradinaj: Kosova ka ushtrinë sipas modelit të NATO-s

1 min read
0
0
24
kujtesa

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj me rastin hyrjes së 337 ushtarëve të rinj në FSK, ka thënë se Kosova ka ushtrinë më të re sipas modelit të NATO-s, të përkushtuar për sigurinë në vend, stabilitetin në rajon dhe të gatshme për operacione paqeruajtëse kudo në botë, kurdo që kërkohet nga aleatët tanë strategjik, ShBA dhe strukturat e paktit Veri-Atlantik.

“Sot në rreshtin e paqes të Ushtrisë së Kosovës, kanë hyrë 337 ushtarë të rinj, pas mbarimit me sukses të trajnimit themelor në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes. Kosova ka ushtrinë më të re sipas modelit të NATO-s, të përkushtuar për sigurinë në vend, stabilitetin në rajon dhe të gatshme për operacione paqeruajtëse kudo në botë, kurdo që kërkohet nga aleatët tanë strategjik, ShBA dhe strukturat e paktit Veri-Atlantik. Ushtarët e Kosovës gjithmonë me nder në shërbim të paqes, për të sotmen dhe të ardhmen e sigurt”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…