Home Lajme Fotografia e parë e Remzije Mustafës pas kthimit në shtëpi

Fotografia e parë e Remzije Mustafës pas kthimit në shtëpi

2 min read
0
0
27
kujtesa

Remzije Mustafa, gruaja nga Prishtina e cila rezultonte e humbur që nga data 6 nëntor është gjetur mbrëmë rreth orës 20:26.

Përveç Policisë së Kosovës, në kërkim të Remzije Mustafës ishin vënë një numër i madh i qytetarëve, ndër ta edhe ish-ushtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri.

Ai mbrëmë ka postuar edhe një fotografi me Remzije Mustafën, pas kthimit të saj në shtëpi, transmeton Telegrafi.

“Mirë se erdhe në shtëpi Remzije Mustafa. Të paqim me shëndet dhe jetë të gjatë. Nga sot i ke edhe 90 djem e vajza që të duan”, ka shkruar ai sipër fotografisë së publikuar.

Ndërkohë nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se Remzije Mustafa është gjetur në rrugën “Sali Nivica”, në Prishtinë.

“Policia në ora 20:26, në një shtëpi të pabanuar në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë ka gjetur një grua që dyshohet të jetë Remzije M. Policia është në vend ngjarje, aty është ftuar emergjenca dhe familjarët e së zhdukurës. Policia falënderon qytetarët për bashkëpunim”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi

Telegrafi në vazhdimësi kishte raportuar për zhdukjen e Remzije Mustafës. /Telegrafi

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…