Home Sport Arijanet Muric: Jemi fyer në baza racore – goli i parë ishte befasi

Arijanet Muric: Jemi fyer në baza racore – goli i parë ishte befasi

1 min read
0
0
47
kujtesa

Arijanet Muric është deklaruar për humbjen e Kosovës ndaj Republikës Çeke në kuadër të kualifikimeve në Euro 2020.

Portieri i Përfaqësueses tonë ka thënë se nuk kishte arritur ta shikonte gjuajtjen te goli i parë, derisa ka zbuluar se është fyer edhe në baza racore nga tifozët çekë.

“Sonte Çekia ishin të mirë dhe bënë presion të lartë. E kishin vetëbesimin dhe na shkaktuan probleme”, ka thënë Muric.

“Nuk e pash topin në golin e parë, pasi lojtarët i kisha para meje. Tifozët çekë më kanë thënë gjëra raciste”.

“Unë nuk i kam dëgjova ata dhe reagova si një profesionist. Nuk kam dëgjuar asgjë çfarë thanë ata”, ka shtuar më tej gardiani ynë.

Kosova ka humbur shansin që të kualifikohet përmes kualifikimeve në Euro 2020, por kanë shansin që të kualifikohen në Kampionatin Evropian nga Liga e Kombeve. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…