Home Lajme Anglezët do të mirëpriten që nga aeroporti i Prishtinës!

Anglezët do të mirëpriten që nga aeroporti i Prishtinës!

1 min read
0
0
37
kujtesa

Me të arritur në aeroportin e Prishtinës, tifozët e Anglisë do të kenë mundësinë që të ndjehen të mirëseardhur në Kosovë pasi që në hapësirat reklamuese të dhurara nga LIMAK Kosova do të shohin mesazhin gjeneral të kampanjës mikëpritëse Welcome & Respect. 

Për shpirtin human, mikëpritës e shoqëror të Kosovës, është përkujdesur agjensioni i marketingut Base të cilët kanë përgaditur një ilustrim të veçantë ku shihen tifozët anglezë dhe ata të Kosovës duke festuar së bashku madhështinë e një eventi të tillë. 

Kjo është hera e dytë që Base bën diçka të tillë, pasi që edhe në ndeshjen kundër Malit të Zi dizajnuan një transparent të Vedat Muriqit i cili u shpalos nga Dardanët në fillim të asaj ndeshjeje, duke bërë bujë të madhe edhe në rrjete sociale. 

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…