Home Lajme Punëtorët e sektorit privat kërcënojnë me protesta

Punëtorët e sektorit privat kërcënojnë me protesta

1 min read
0
0
37
kujtesa

Udhëheqja e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës sot në zyrat e BSPK–së në ora 14:00 mban takim me kryetarë të disa shoqatave ku do merret vendim për fillimin e protestave dhe grevave për punëtorët e sektorit privat.

Kërkesat e tyre janë rritja e pagave dhe zbatimi i ligjit të punës, marrëveshjes kolektive etj.

Ditë më parë, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kishte mbajtur një takim ku ishte biseduar për kushtet e rënda të punëtorëve të këtij sektori.

Në atë takim u theksua se ka ende punëtorë që paguhen ende me pagë 130 dhe 170 euro.

Ata kërkojnë kushte më të mira të punës dhe paga mbi 350 euro./kp/Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…