Home Lajme Peter Beyer fiton votat për raportues të Kosovës në KE, mposht kandidatin rus

Peter Beyer fiton votat për raportues të Kosovës në KE, mposht kandidatin rus

4 min read
0
0
47
kujtesa

Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer është zgjedhur raportues i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjatë votimit të sotëm në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ai fitoi me 33 vota kundrejt Kondratyev që mori 6 sish.

Kandidimi i Aleksey Kondratyev me prejardhje ruse, kishte ngjallur reagime të shumta. Instituti i Prishtinës për Studime Politike-PIPS gjatë ditës së djeshme kathënë se mbi 40 organizata të shoqërisë civile kosovare kanë përkrahur letrën e dërguar Këshillit të Evropës, Asamblesë Parlamentare dhe Komitetit për Çështje Politike, duke i bërë thirrje për të parandaluar përzgjedhjen e delegatit rus të Asamblesë Parlamentare, Alexey Kondratyev në pozitën e raportuesit për Kosovën.

Ndërsa, për zgjedhjen e Peter Beyer-it ka pasur urime të shumta, të cilët kanë vlerësuar si hap pozitiv zgjedhjen e tij.

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS),  kanë shkruar se vlerësojnë këtë hap që do të shërbejë për të forcuar të drejtat e njeriut, transmeton Telegrafit.

PIPS@ShkollaPolitike

@coe member states have just elected @Peter_Beyer as CoE Rapporteur for #Kosovo. Congratulations!
We regard this as a step which will serve fostering the human rights, democracy and human rights in #Kosovo while we will continue to give our input from CS, as we did until now.

View image on Twitter

45:13 AM – Nov 14, 2019Twitter Ads info and privacySee PIPS’s other Tweets

Po ashtu, Xhavit Haliti, ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se zgjedhja e Beyer është lajm i mirë për Kosovën.

“Dështoi zgjedhja e ish- spiunit rus, Aleksey Kondratyev, raportues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për Kosovën. Raportues për Kosovën është zgjedhur diplomati Peter Bayer i CDU-së së Gjermanisë. I falënderoj për mbështetje të gjithë anëtarët e delegacioneve të Komisionit për Politikë të Jashtme e Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Një falënderim i veçantë kam edhe për miqtë e mi, Ervin Bushatin nga Parlamenti i Shqipërisë, Adnan Dibrani nga Parlamenti i Suedisë dhe dhe Mimoza Ahmeti( konsulle e përgjithshme e Kosovës në Starsburg), me të cilët lobuam fuqishëm kundër zgjedhjes së ish- spiunit rus raportues për Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook./Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…