Home Sport Herolind Shala: Të gjithë të bashkuar, me qëllimin e njëjtë – ta dërgojmë Kosovën tonë në Evropian

Herolind Shala: Të gjithë të bashkuar, me qëllimin e njëjtë – ta dërgojmë Kosovën tonë në Evropian

2 min read
0
0
38
kujtesa
Herolind Shala (Foto: Ridvan Slivova/Facebook)

Herolind Shala (Foto: Ridvan Slivova/Facebook)

Mesfushori Herolind Shala ka dalë në përkrahje të bashkëlojtarëve dhe Kosovës para takimit vendimtar me Çekinë.

Kosova dhe Çekia do të luajnë sot (e enjte) në mbrëmje përballjen e madhe të tyre për eliminatoret e Grupit A për Euro 2020.

Trajneri Bernard Challandes ka besim tek grupi i lojtarëve, edhe pse do të ketë shumë mungesa.Lexo po ashtu:LIVE: Kosova luan për fitore ndaj Republikës Çeke

Njëri nga ta është edhe mesfushori Herolind Shala, i cili mungon shkaku i lëndimit, por ka dalë në përkrahje të bashkëlojtarëve.

Shala ka bërë një postimi në rrjetet sociale, ku tregon se të gjithë janë të bashkuar dhe kanë qëllimin e njëjtë – kualifikimin në Kampionatin Evropian.Lexo po ashtu:Tifozi i veçantë çek i Kosovës – Martin Sneberk mban album me fotografitë e lojtarëve Dardanë dhe mbledh autografe

“Dita e ndeshjes vendimtare, jemi të bashkuar, futbollistë, staf, federatë e tifozë”.

“Të gjithë e kemi qëllimin e njëjtë, ta dërgojmë Kosovën tonë në evropian”, ka shkruar Shala në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë do të zhvillohet në stadiumin Doosan Arena të Plzenit me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…