Home Sport Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Çekisë – Challandes me ide të qarta

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Çekisë – Challandes me ide të qarta

2 min read
0
0
48
kujtesa

 

Përfaqësuesja e Kosovës pritet të rreshtohet pa shumë befasi ndaj Çekisë në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Euro 2020.

Dardanët kanë udhëtuar drejt Çekisë, ku do të përballen me kombëtaren e këtij vendi në kuadër të ndeshjeve të vlefshme për Grupin A.

Trajneri Bernard Challandes do të ketë disa mungesa të rëndësishme si ajo e Hekuran Kryeziut, Herolind Shala, Arbër Zeneli dhe së fundmi edhe Vedat Muriqi

Megjithatë, kjo nuk pritet të ndikojë në skemat e trajnerit, pasi zvicerani pritet të paraqitet ndaj Çekisë me rreshtimin e njëjtë, 4-2-3-1.

Challandes pritet t’i mbetet besnik skemave të tij (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në portë do të vazhdoj të mbetet Arijanet Muriqi, qendra do të mbulohet nga dyshja Amir Rrahmani-Fidan Aliti, ndërsa krahët me Mërgim Vojvodën dhe Benjamin Kolollin, që shihet si favorit para Leart Paqaradës.

Në mesfushë, dyshja pritet të formohet nga Besar Halimi dhe Anel Rashkaj, i cili thuhet se ka fituar balotazhin ndaj Idriz Vocës, ndërsa treshja pas sulmuesit kryesor pritet të përbëhet nga: Florent Hadergjonaj, Valon Berisha dhe Bersant Celina.

Vendin e prizrenasit Muriqi pritet të zë ylli i Werder Bremenit, Milot Rashica.

Formacioni i mundshëm i Kosovës: 

/Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…