Home Sport Ujkani: Presioni mbi Çekinë, por ne kemi një ëndërr që duam ta bëjmë realitet

Ujkani: Presioni mbi Çekinë, por ne kemi një ëndërr që duam ta bëjmë realitet

2 min read
0
0
67
kujtesa

Në konferencë për media pas stërvitjes u paraqitën Samir Ujkani dhe Amir Rrahmani, të cilët e pranuan se misioni i kualifikimit është i vështirë, por jo i pamundur për t’u realizuar.

Sipas kapitenit Ujkani presion për fitore në Plzen është tek çekët, ndëras shtoi se ekipi e ka edhe një rast në mars, nëse nuk arrihet kualifikimi përmes këtij grupi.

“Ne po e shohim ndeshjen e së enjtes, që është një finale për ne. Atje duhet patjetër të japim maksimumin dhe të marrim rezultat maksimal”.

“Duhet të marrim pikët për ta bërë ëndrrën realitet, ky është qëllimi ynë”.

“E dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë. Kemi fatin që në muajin mars të kemi edhe një rast tjetër për t’u kualifikuar, por ne duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e së enjtes, për të marrë rezultatin që na vlen”.

“Stresin e kanë çekët, sepse luajnë në shtëpinë e tyre. Atyre u vlejnë ndoshta të dy rezultat, fitorja dhe barazimi, por ne duhet të bëjmë atë që do të na thotë trajneri, duke vijuar me këtë ritëm dhe me pozitivitetin që kemi brenda grupit”.

“Tani se çfarë do të ndodhë në fushë do ta shohim, ka pjesë edhe fati”, ka thënë Ujkani. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…