Home Lajme Konfirmon Presidenca, Macron mban takim me Thaçin dhe Vuçiqin

Konfirmon Presidenca, Macron mban takim me Thaçin dhe Vuçiqin

1 min read
0
0
34
kujtesa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po qëndrojnë në Paris ku po marrin pjesë në Forumin e Paqes.

Mediat serbe më herët raportuan për një takim të përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron, ku sipas tyre ky i fundit ka ftuar në takim të dy presidentët Thaçi dhe Vuçiq

Zyra e Presidentit të Kosovës, ka konfirmuar për Telegrafin se presidenti francez do të mbajë takime me Thaçin dhe Vuçiqin.

“Po, në margjina të Forumit të Paqes në Paris, me ftesë të presidentit Macron, tash në orën 12:45 do të mbahet një takim trepalësh në mes të presidentit Macron, presidentit Thaçi dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq”, ka konfirmuar zyra për media e presidentit Thaçi. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…