Home Shëndetësi Dermatologët amerikanë tregojnë sa shpesh duhet t’i pastroni fëmijët dhe bebet

Dermatologët amerikanë tregojnë sa shpesh duhet t’i pastroni fëmijët dhe bebet

3 min read
0
0
43
kujtesa

Këtë javë, nëna blogere Constance Hall ka ndarë disa prej teknikave të saja me prindërit tjerë.

Në ueb sajtin “Mamamia”, Constance ka pranuar se i lejon fëmijët të hanë me duar, transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj, ajo ka treguar edhe diçka që disa tjerëve u është dukur e çuditshme: ajo i pastron 6 fëmijët e saj vetëm tri herë në javë.

“Ata nuk kanë nevojë të pastrohen apo të bëjnë dush çdo ditë”, ka deklaruar ajo.

Ajo gjithashtu ka thënë se mos pastrimi i fëmijëve nuk do t’i vret ata, e kjo gjë patjetër se është e vërtetë.

Por, sa shpesh duhet fëmijët të pastrohen në të vërtetë?

Akademia Amerikane e Dermatologjisë rekomandon që fëmijët të pastrohen apo të bëjnë dush të paktën një apo dy herë në javë.

Kjo deklaratë është e hapur për interpretim, por implikon se nuk duhet të brengoseni edhe aq shumë për t’i pastruar fëmijët.

Këto udhëzime janë për fëmijët e moshës 6-11 vjeç dhe qëndrojnë për ata të cilët nuk zhyten çdo ditë dhe që nuk kanë sëmundje të lëkurës.

Kjo arsyetohet me faktin se trupi i fëmijëve nuk prodhon aromë në këtë moshë aq shumë sa i të rriturve.

Sa u përket bebeve, ekspertët anglezë rekomandojnë që mos të pastrohen çdo ditë sepse kanë lëkurë delikate dhe dushi i tepërt mund t’ua thajë atë. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Shëndetësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…