Home Lajme Berisha: Gjykata Speciale duhet të kthehet për vlerësim në Kuvend

Berisha: Gjykata Speciale duhet të kthehet për vlerësim në Kuvend

1 min read
0
0
34
kujtesa

Ushtaraku Hisen Berisha, që në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidat për deputet nga PDK, ka thënë se më mirë është për ata që kanë ftesë nga Gjykata Speciale që të thirren si të dyshuar sesa si dëshmitarë.

“Sa i përket Gjykatës, por edhe Gjykata e mëhershme e Hagës, kredibiliteti i tyre ka rënë në zero. Nuk ka vendim për Serbinë si shtet gjenocidal. Për Millosheviqin nuk ka vendim se a ka qenë kriminel. Sheshel është liruar duke thënë se po vdes nga kanceri. Cili është vendimi ndaj tij ishte apo s’ishte kriminel”.

Berisha në Sytë 7 në Klan Kosova ka thënë se personalisht nuk pret që për të të ketë ftesë nga Dhomat e Specializuara duke shtuar se ato duhen të kthehen edhe një herë në Kuvend.

“Gjykata Speciale duhet të  kthehet në Parlament për vlerësim, nëse meriton të jetë mekanizëm i vendosjes së drejtësisë”.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…